Vdiq gruaja e Adem Demaçit

 

Në moshën 79 vjeçare sot ka vdekur gruaja e veprimtarit Adem Demaçi, Xhemajlije Hoxha-Demaçi. Lajmin e ka bërë të ditur sonte një nga familjarët e Adem Demaçit, Gëzimi, i cili është shprehur se ajo ishte një nënë e madhe.

“Lamtumirë tezja Xhemajlije. Ti ishe një Nënë e madhe, me gjithë ato vuajtje por nuk u dorëzove asnjëherë. Zoti të shpërbleftë me xhenet”, ka shkruar ai në facebook.

Në fillim të viteve ’60-ta veprimtari Adem Demaçi ishte martuar me Xhemajlie Hoxhën. Por, disa vjet pas martesës dhe lindjes së dy fëmijëve, Abetares dhe Shqiptarit, Demaçi ishte arrestuar nga shteti i atëhershëm jugosllav. Pos përcjelljes, marrjes në pyetje, diskriminimit Xhemajlien që punonte si mësuese në Prilluzhë të Vushtrrisë e kishin larguar nga puna. Mësuesen e rrallë shqiptare e kishin kthyer në pastruese në të njëjtën shkollë. Por, gruaja e atdhetarit të madh nuk ishte dorëzuar. Ajo kishte vazhduar t’i rriste fëmijët derisa Demaçi ishte duke vuajtur dënimin “për veprimtari armiqësore” kundër Jugosllavisë.

Këshilli Organizativ “Pranvera Shqiptare 81” dhe ish të burgosurit politikë dje kanë bërë homazhe pranë varrit të Adem Demaçit në 85-vjetorin e lindjes së tij. Adem Demaçi, ishte njëra nga figurat që veprimtaria e tij është shtrirë në tërë trojet shqiptare.

Back to top button