Vdiq gruaja që u aksidentua dy javë më parë në Malishevë

Ka vdekur në QKUK një grua që ishte përfshi në një aksident trafiku në Malishevë më 22 dhjetor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja vdiq në QKUK të shtunën. Ajo kishte marrë lëndime të rënda në aksidentin ku u përfshinë dy automjete dhe u lënduan tetë persona.

“Malishevë 22.12.2023-00:50. Lidhur me rastin, me 06.01.2024 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./21Media

Back to top button