Vdiq Haki Rugova

Ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova vdiq sot në moshën 65 vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur Gani Dreshaj i AKK-së, i cili ngushëlloi familjen Dreshaj dhe simpatizuesit e LDK-së për humbjen e ish-kryetarit.
“Sapo mora lajmin e hidhur për vdekjen e ish-kryetarit shumëvjeçar të Istogut, Haki Rugova.Në garën për kryetar e kisha rival, por gjithmonë kam ruajtur respektin si ish-profesor fantastik, si intelektual me vlera të larta, por edhe për disa punë të mira që i ka bërë për Istogun ndër vite. Para pak javësh e takova rastësisht në Istog, dhe e urova për pensionimin pas një karriere të bujshme profesionale e politike.”, shkroi ai në Facebook.
Haki Rugova i ishte bashkuar LDK-së, në vitin 1989 kur është themeluar. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ishte nënkryetar i komunës së Istogut. Në vitin 2010 ai ishte bërë kryetar i Istogut, ku kishte qeverisur për 3 mandate rresht./21Media

Back to top button