Vdiq infermierja Fitore Zenelaj, një nga gratë më të zëshme në luftën kundër kancerit

Një nga gratë më të zëshme në luftën kundër kancerit, Fitore Zenelaj ka vdekur të hënën në Francë nga po e njëjta sëmundje.

Lajmi për vdekjen e infermieres nga Prizreni e bën të ditur familjarët.

“Të nderuar familjar, miq, shokë, dashamirë, me dhimbje dhe pikëllim të madh, ju njoftojmë se më e dashura jonë Fitore Zenelaj pas një sëmundje të rënde ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në Francë, me datë 13.11.2023.
Për ditën dhe orën e varrimit, do ju njoftojmë me kohë.”, thuhet në njoftimin e familjes.

Zenelaj la pas vetes bashkëshortin dhe tri vajza ./21Media

Back to top button