Vdiq ish-futbollisti dhe trajneri Selatin Vokrri

Ka vdekur ish-trajneri, lojtari dhe pedagogu i dalluar, Selatin Vokrri. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij në rrjetet sociale.
Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe deputetët nga Podujeva, Agim Veliu e Besnik Tahiri.
Selatin Vokrri është axha i legjendës Fadil Vokrri.
Vokrri ishte një personalitet i jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, pasi që dha kontribut tejet të madh si futbollist e si trajner./21Media