Vdiq ish-Papa Benedikti i XVI

Ish-papa Benedikti XVI ka vdekur në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të shëndetit të dobët.
Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se tetë vjet derisa, në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415.
Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae brenda mureve të Vatikanit.
Pasardhësi i tij Papa Françesku tha se e kishte vizituar shpesh atje.
Vatikani në një deklaratë tha: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan.
“Informacione të mëtejshme do të jepen sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Vatikani tha se trupi i Papës Emeritus do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit nga 2 janari për “përshëndetjen e besimtarëve”.
Planet për funeralin e Papa Benediktit do të shpallen në orët e ardhshme, njoftoi Vatikani./21Media

Back to top button