Vdiq ish-presidenti amerikan, George H.W Bush

Ai ka vdekur mbrëmjen e së premtes

Ka vdekur në moshën 94 vjeçare ish-presidenti amerikan, George H.W Bush, i njohur edhe si Bushi i vjetër. Bush ka vdekur mbrëmjen e së premtes, ka bërë të ditur zëdhënësi i familjes, raporton BBC.

Ai kishte qenë presidenti i 41-të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989-1993, pasi kishte shërbyer dy mandate si zëvendës president i Ronald Regan. Në muajin prill ai ishte pranuar në spital për kujdes intensiv për shkak të një infeksioni të gjakut, vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, 73 vjeçare.

Për vdekjen e tij ka folur edhe djali i Bush, ish presidenti amerikan, George W.Bush, apo Bushi i ri.

“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të ju njoftojmë se pas 94 vjetëve të mrekullueshme, babi ynë ka vdekur. Ai ishte njeri me karakter të lartë dhe babai ma i mirë që një vajzë apo djalë mund të kërkojë”, ka shkruar ai.

Bush kishte filluar të merrej me politikë në vitin 1964, pasi kishte krijuar një biznesi të vetin dhe ishte bërë milioner në moshën 40-vjeçare.

George H.W. Bush kishte qenë veterani i fundit i Luftës së Dytë Botërore që kishte shërbyer si president. Ai kishte luajtur një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e vendit dhe botës për të dalur nga Lufta e Ftohtë që kishte zgjatur katër dekada, gjatë së cilës globi kishte jetuar nën kërcënimin e një konflikti bërthamor.

Back to top button