Vdiq ish-redaktori i Radio Prishtinës, Ramiz Bala

Sot në Prishtinë ndërroi jetë Ramiz Bala. Ramiz Bala punoi në Radio Prishtinë. Ishte gazetar, redaktor dhe redaktor përgjegjës i Programit Kulturor Artistik e Arsimor i Radio Prishtinës.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët dhe shumë dashamirë të të ndjerit.

Në vitin 1990, pasi pushteti i Millosheviqit i nxori dhunshëm punëtorët shqiptarë nga Radiotelevizioni i Prishtinës, Ramiz Bala, hapi në Prishtinë kafe galerinë e njohur KOHA. Gjatë gjithë viteve të okupimit, në kushte të rrënimit të jetës institucionale në Kosovë, Kafe galeria Koha e Ramiz Balës ishte çerdhe e aktiviteteve të ndryshme politike e kulturore. Aty tuboheshin e organizonin takime e manifestime të ndryshme, intelektualë të kohës, gazetarë, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe artistë të ndryshëm, për të mbajtur gjallë jetën kulturore, me ekspozita, promovime librash e aktivitete tjera me rëndësi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e Prishtinës, në ora 17:00.

Back to top button