Vdiq kandidati për kryetar të Pejës

Ka vdekur kandidati për kryetar të Pejës nga Partia Balliste, Pajazit Podrimqaku.
Për vdekjen e Podrimqakut ka njoftuar edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Rrustem Berisha.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Pajazit Podrimçaku kandidat për Kryetar të Komunës së Pejës nga Partia Balliste. Shpreh ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe bashkëpuntorët e tij”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Ai ishte çertifikuar nga KQZ për zgjedhjet e 17 tetorit.
Ndërkaq, kandidatët tjerë për kryetarë të Komunës së Pejës janë: Gazmend Muhaxheri, Gazmend Agusholli, Rrustem Berisha, Astrit Ademaj dhe Kreshnik Husaj./21Media

Back to top button