Vdiq këmbësorja pasi u godit nga vetura në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Një grua ka vdekur si pasojë e një goditje me veturë. Policia e Kosovës njofton në raportin 24 orësh  se aksidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:45 dhe lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media

Back to top button