Vdiq këngëtarja dhe aktorja Jane Birkin

Ka vdekur në moshën 76-vjeçare aktorja dhe këngëtarja Jane Birkin, raportojnë mediat në Francë.
Ylli anglez-francez ishte i njohur për marrëdhëniet e saj profesionale dhe personale me muzikantin Serge Gainsbourg dhe konsiderohej një ikonë e stilit në fund të viteve 1960 dhe 1970.

Ajo ka lindur në Londër, por e famshme është bërë duke kënduar në frëngjisht dhe u zhvendos atje në vitet 1970.

Mediat franceze raportuan se ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Paris.

Marrëdhënia e saj personale dhe artistike me Gainsbourg e bëri atë të famshme në mbarë botën pas hitit të tyre ndërkombëtar “Je t’aime… moi non plus”.

Dueti u realizua në vitin 1968, disa muaj pasi u takuan në xhirimet e filmit Slogan.
Dyshja ishin së bashku për 12 vjet, por mbetën miq pas ndarjes së tyre, derisa Gainsbourg që ende shkruante këngë për Birkin.

Birkin ishte gjithashtu një modele dhe filloi të shihej gjerësisht si një stiliste e modës.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button