Vdiq kompozitori Riza Dolaku

Ka vdekur sot kompozitori i njohur, Riza Dolaku.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur, këngëtari Ramadan Krasniqi përmes një postimi në ”Facebook”.
”Pusho i qetë Riza Dolaku! Faleminderit për këngët, bashkëpunimet dhe muzikën e bukur! Të fala Hivziut!”, ka shkruar Dani.
Ndryshe, Dolaku ishte një kompozitor dhe aranzhues që studioi në Akademinë e Muzikës në Beograd. Shkollën e mesme muzikore e ka përfunduar në Prishtinë.
Ai kishte marrë pjesë në festivale të ndryshme si: “Akordet e Kosoves” – më shumë si aranzhues por gjithashtu pati një numër paraqitjesh si kompozitor “zambaku i Prizrenit, Nota Fest etj.
Dolaku gjithashtu ishte një pianist dhe pjesë e trupit gjykues në festivalin “Shon Fest 2000”.  Ai ishte cituar për aranzhimin e këngës “E dehun Jam” që këndohej nga Nexhmie Pagarusha./21Media

Back to top button