Vdiq laboranti i Klinikës Gjinekologjike të QKUK-së

 
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar për vdekjen e laborantit mjekësor, Fahredin Mustafa, i cili për shumë vjet shërbeu në Laboratorin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës.
Në shkrimin e ShSKUK-së në Facebook, thuhet se, gjatë punës së tij, Fahredini shërbeu me përkushtim të madh dhe profesionalizëm, duke ofruar shumë shërbime për pacientet e shtrira në këtë klinikë.
“Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe!”, thuhet në fund të shkrimit të ShSKUK-së./21Media

Back to top button