Vdiq majori i policisë Milaim Fejzullahu, ishte edhe veteran i UÇK-së

Ka vdekur në moshën 57-vjeçare, majori i Policisë së Kosovës Milaim Fejzullahu, njëherit edhe veteran i UÇK-së.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjtet sociale.

“Me pikëllim të thellë, njoftojmë familjarët, miqët dhe shokët se sot me datën 14.01.2024 në fshatin Shallc, Vushtrri ndërroi jetë më i dashuri ynë Milaim(Adem) Fejzullahu ne moshën 57 vjeçare. Varrimi do të bëhet të dielen me datën 14.01.2024 në varrezat e fshatit Shallc, Vushtrri në ora 15:00 me Ikindi. Do të kujtojmë gjithmonë”, thuhet në njoftimin e familjes në “Facebook”.

Me rastin e vdekjes së tij telegram ngushëllimi ka shkruar Sindikata e Policisë së Kosovë, dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Vushtrri.

Back to top button