Vdiq në aksident i burgosuri që iu lejua të punonte jashtë burgut

Një i burgosur i Qendrës Korrektuese të Smrekonicës ka vdekur mëngjesin e së martës derisa po shkonte në vendin e punës, ka njoftimi Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).

Sipas SHKK-së, të burgosurit me inicialet F.A. i është lejuar me Udhëzim Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A. I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat. Shërbimi Korrektues i Kosovës u shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të të afërmve”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

 

Back to top button