Vdiq në avion zëvendësministri rus i Arsimit

Një zëvendësministër rus i Arsimit, ka vdekur gjatë një fluturim kthimi nga Kuba.

Ai raportohet se po merrte pjesë në takime si pjesë e një delegacioni qeveritar.

Pyotr Kucherenko, 46 vjeç, thuhet se u sëmur rëndë në fluturimin gati 12-orësh të kthimit në shtëpi.

”Piloti bëri një ulje emergjente në Rusinë jugore për ndihmë mjekësore; megjithatë, mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën Kucherenkos”, tha ministria në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, duke shtuar se ministri nuk mund të shpëtohej.

Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur menjëherë.

Kucherenko po udhëtonte me zëvendëskryeministrin Dmitry Chernyshenko dhe Andrei Guskov, zëvendësdrejtor i departamentit të Ministrisë së Jashtme ruse për Amerikën Latine.

Back to top button