Vdiq në moshë të re ish-hendbollisti i Vëllaznimit

Ka ndërruar jetë në moshë të re ish-hendbollisti i dalluar i Vëllaznimit të Gjakovës, Argjend Dreshaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit e Kosovës.

“Familja kosovare e hendbollit të hënën mori një lajm të rëndë. Në moshë të re ka ndërruar jetë ish-hendbollisti i dalluar i Vëllaznimit të Gjakovës, Argjend Dreshaj. I ndjeri është përballur me një sëmundje të rëndë për disa vjet.I ndjeri është përballur me një sëmundje të rëndë për disa vjet”, ka shkruar FHK në “Facebook”.

Ngushëllimet më të thella ia shpreh presidenti i Federatës, Eugen Saraçini.

Dreshaj ishte i lindur në vitin 1989, ndërsa ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të reja të Vëllaznimit të Gjakovës. Ka luajtur me sukses për periudhë të gjatë edhe për ekipin senior, ndërsa është shquar për urtësinë dhe respektin ndaj të tjerëve. Në vitet e fundit tashmë i ndjeri kishte jetuar jashtë vendit./21Media

Back to top button