Vdiq në moshën 28 vjeçare futbollisti belg
Ka vdekur në moshën 28 vjeçare futbollisti belg Miguel Van Damme.
28 vjeçari mësohet se ka vdekur nga leukemia, raporton CNNSport.
Ai la pas vetës gruan dhe një vajzë të vogël.
“Me pikëllim të madh raportojmë se miku dhe shoku ynë i skuadrës Migeul Van Damme humbi betejën e gjatë me leukeminë. Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar atë që ndjejmë”, thuhej në njoftimin e klubit.
Van Damme u diagnostikua me leukemi në vitin 2016, prej asaj kohe ka qenë duke u trajtuar./21Media
