Vdiq në moshën 40-vjeçare oftamologu Visar Huruglica

Ka vdekur në moshën 40-vjeçre oftamologu Visar Huruglica.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK).
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e parakohshme të Dr. Visar Huruglica, specialist i Oftalmologjisë në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndonëse i ri në moshë, Dr. Huruglica dha kontribut të jashtëzakonshëm në trajtimin e pacientëvve. Dr. Visar Huruglica u lind në vitin 1982 në Gjilan, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare në Mjekësi të Përgjithshme i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Në vitin 2015 përfundoi specializimin në Oftalmologji, për tu punësuar më pastaj në Klinikën e Oftalmologjisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Menaxhmenti i ShSKUK-së dhe ai i Klinikës së Oftalmologjisë kanë shprehur ngushëllime për familjen Huruglica dhe gjithë komunitetin mjekësor./21Media

Back to top button