Vdiq në moshën 69-vjeçare regjisorja Sofie Thaçi-Havolli

Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare Sofie Thaçi-Havolli – regjisore, realizatore dhe make up artiste.

Familjarët e të ndjerës kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në ora 12:00 në varrezat në Arbëri.

Në vazhdim gjeni një pjesë të filmave, shfaqjeve, emisioneve radio televizive ku Sofie Thaçi-Havolli ka dhënë kontrbutin e saj në forma të ndryshme, qoftë si regjisore, asistente e regjisë, realizatore si dhe si make up artiste.

Viti 1972 filloi punën në programin e dytë të Radio Prishtinës. Drejtuese e programit një orësh “Në valën 280.5”. Punën në Ne Radio Prishtnë e ka vazhduar deri në transferimin e saj në TV Prishtina për përgatitjet teknike dhe në kohën e formimit të redaksive.

Pas një viti filluan me emitimin e programit nga studiot e veta të TVP-së.

Në vitin 1976 TV Prishtina e dërgoi në TV Beograd për specializim si makeup artiste. Pas specializimit ajo u kthye në Kosovë ku vazhdoi punën si make up artiste në projektet e TV Prishtines, Kosovafim-it si dhe në teatër.
Më pas, Sofie Thaçi u transferova në regji dhe prej atëherë ka punuar në projekte të shumta për kontributin e së cilës ua sjellim listën në vazhdim:

“Njeriu prej dheu” film serial – makeup artiste
“Kur pranvera vonohet” film – makeup artiste
“Era dhe Lisi” film serial1997 – makeup artist.
“Proka” film – makeup artiste
“Nën qarr po flinte vasha” film – makeup artist & script.
“Pikniku” film – makeup artist.
“Fidani” film – makeup artist

Projektet televizive:
“Një jetë e tërë” drame televizive – makeup artist.
“Epoka para gjyqit” dramë televizive – makeup artist.
“Kopshti i pleqerise” drame televizive – makeup artist.
“Rropullari” makeup artist
“Ne oret e vona” emisione zbavitës – regjisore
“Studio 038” emisionin zbavites – Sekretare e regjise

Festivalet:
“Akordet e Kosoves1974” Sekretare e festivalit
“Jugovizion 1986” Asistente e regjise

Regjisore e tre spoteve të para të realizuar në Kosovë:

“Burek, burek” Sinan Vllasaliu
“Ne tren per Perzeren” Migjen Kelmendi
“Romantika” Violeta Regjepagiqi
Emisionet humoristike:
“Autobusi” emision humoristik 1983/1985 – sekretare e regjise dhe makeup artist
“Pa pengesë” emisione humoristik javor – sekretare e regjise dhe makeup artist
“Treshi persheshi” emision humoristik – sekretare e regjise.

Që nga gushti i vitit 2000 Sofie Thaçi-Havolli punoi në RTV21 si regjisore ku për këto vite ka dhënë kontributin e saj në emisione kontaktuese, zbavitese, të drejtëpërdrejta. Për më shumë se 18 vjet realizoi programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21, ku po ashtu për më shumë se 15 vjet edhe lajmet “Flash”.

Back to top button