Vdiq në QKUK gruaja që mori lëndime në aksident trafiku në Kllokot muajin e kaluar

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) një grua e cila kishte qenë pasagjere në veturën që u aksidentua në Kllokot më 12 prill të këtij viti.
Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima ka ndërruar jetë të shtunën në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Kllokot /12.04.2025 – 14:30. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare. Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /21Media