Vdiq në QKUK i burgosuri i Dubravës

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur dje një person që kishte qenë i burgosur në Burgun e Dubravës.
“Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK, Prishtinë”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button