Vdiq në QKUK një burrë që u aksidentua ditë më parë

Një person ka ndërruar jetë në QKUK.
I njëjti ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve nga një aksident trafiku të ndodhur më 22 gusht në fshatin Celinë të Rahovecit.
Policia bën me dije se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se më 01.09.2024 në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve në aksident trafiku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media