Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq në QKUK personi që ishte plagosur, rasti iniciohet si vrasje e rëndë

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) një person që po trajtohej nga 18 shtatori si pasojë e lëndimeve nga arma e gjuetisë. Rasti u iniciua si “Vrasje e rëndë”.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur në Debëlldeh të Vitisë.

“Fsh. Debelldeh, Viti 18.09.2025 – 14:25. Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Ndryshe, më 19 shtator, Policia kishte raportuar për një tentim vrasje në Debëlldeh, ku bëhej e ditur se një person është lënduar nga arma e zjarrit.

“Fsh. Debëlldeh, Viti 18.09.2025 – 14:25. Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pushkë gjysmë automatike, 1-pushkë pneumatike, 1-pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë. Rasti duke u hetuar”, thuhej në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button