Vdiq në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në Golem.

“Rreth orës 12:30, në Golem, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jete shtetasi W. D, 82 vjeç (ish-ambasadori gjerman)”, njofton policia.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Werner Daum shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë nga viti 1987 deri në 1990 dhe hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkonin arratisjen nga regjimi komunist.

Ish-ambasadori Werner Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe Sali Berisha.

Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryebashkiaku Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990. /vizionplus.tv

Back to top button