Vdiq në Ukrainë një luftëtar vullnetar francez

Një luftëtar vullnetar francez është vrarë në luftime në Ukrainë, ka njoftuar Ministria e Jashtme franceze.
“Ne jemi të vetëdijshëm për lajmin e hidhur që një shtetas francez është plagosur për vdekje gjatë luftimeve në Ukrainë. Ne i kujtojmë të gjithëve se e gjithë Ukraina është një zonë lufte.”, ka informuar Ministria
Në fillim të kësaj jave, një gazetar francez ishte vrarë pranë qytetit të goditur nga beteja të Severodonetsk-ut në lindje, shkruan BBC./21Media

Back to top button