Vdiq një 15-vjeçar u përkeqësua derisa ishte në pishinë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është sjellur një 15-vjeçar nga Shkupi, pa shenja jete, gjendja e të cilit ishte përkeqësuar derisa ka qenë në pishinë, transmeton TV21.

“Më datë 08.07.2023 në ora 18.35 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkupështë denoncuar se në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është sjellë një 15-vjeçar nga Shkupi, i cili është përkeqësuar derisa ka qenë në pishinë në rajonin e Karposhit, kurse pas përpjekjeve për reanimim është konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës”, thonë nga MPB-ja.

Shtojnë se kontrolle në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup, kurse me urdhrin e prokurorit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

MPB-ja gjatë ditës së djeshme ka njoftuar edhe për një rast të vdekjes që ndërlidhet me pishinat, por në Manastir./TV21

Back to top button