Vdiq një 22-vjeçare nga Covid-19 në Gjilan
Një 22-vjeçare nga Gjilani sot ka vdekur si pasojë e Covid-19.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismaili.
Sipas Ismailit, viktima ka qenë e hospitalizuar në QKUK ku edhe ka humbur betejen me Covid-19.
“22 vjeçarjaqë e ka humbur betejen me COVID 19, është nga Gjilani por ka qenë e hospitalizuar në QKUK dhe atje ka vdekur”, ka thënë Ismaili.
Sipas historisë mjekësore, Spitali nuk ka të dhëna nëse 22-vjeçarja kishte ndonjë sëmundje shoqëruese.
Vetëm gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 28 persona nga Covid-19 në Kosovë./21Media