Vdiq një 27-vjeçar, i shpërtheu eksplozivi në dorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Cërrik.
Një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse. Fillimisht u raportua për një atentat me tritol, por nga informacionet e Policiës bëhet me dije se është një ngjarje aksidentale.
“Dyshohet se aksidentalisht, shtetasit Erion Rexhepi, 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën”, informon policia.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë./oranews

Back to top button