Vdiq një 32-vjeçar, ra në kontakt me rrymën

Ka humbur jetën një 32-vjeçar në fshatin Maknor në Tiranë, Shqipëri.

Policia ne njoftimin paraprak bëri të ditur se i riu ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet E.D., 32-vjeç.

“Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Back to top button