Vdiq një 5-vjeçar në Drenas, dyshohet se dritarja ra mbi të

Një 5-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Drenas pasi dyshohet se një dritare ka rënë mbi të.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv tregoi se 5 vjeçari ishte dërguar pa shenja jete në spital.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Ilaz Kodra’’ në Drenas.
“Një fëmijë 5 vjeçar është dërguar pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit, dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se  ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Ilaz Kodra’’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij”, tha Borovci./21Media

Back to top button