Vdiq një 7-vjeçar pas kontaktit me rrymën

Një 7-vjeçar ka vdekur mbrëmë si pasojë e kontaktit me rrymën në shtëpinë e tij

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Me datën 21.08.2022 rreth orës 19:20 nga Spitali Rajonal në Gjakovë është pranuar informacion se viktima, mashkull i lindur në vitin 2015, i cili ishte duke u trajtuar në spital si pasojë e kontaktit me energji elektrike, kishte ndërruar jetë. Njësitet relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””,ka thënë Elezaj.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button