Vdiq një 8-vjeçar pasi e zënë dyert e oborrit në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë. Një 8-vjeçar ka vdekur pasi e kanë zënë dera e oborrit.

Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren, Vesel Gashi.

Gashi ka treguar se viktima po luante me motrën e tij 6-vjeçare e cila ka pësuar lëndime.

”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“, ka thënë ai.

Sipas Gashit, 6-vjeçarja po vazhdon të trajtohet në spital./21Media

Back to top button