Vdiq një 9-vjeçare tri ditë pasi doli pozitive për COVID-19
Një nxënës e klasës së katërt në Teksas ka vdekur në gjumë tri ditë pasi ishte testuar pozitive për COVID-19 pavarësisht se ndjente vetëm simptoma të lehta. Makenzie Gongora, 9 vjeçare ishte futur n
Një nxënës e klasës së katërt në Teksas ka vdekur në gjumë tri ditë pasi ishte testuar pozitive për COVID-19 pavarësisht se ndjente vetëm simptoma të lehta.
Makenzie Gongora, 9 vjeçare ishte futur në shtrat nga nëna e saj në orët e para të 2 shkurtit dhe nuk u zgjua kurrë më, transmeton rtv21.tv.
Makenzie doli pozitive për COVID më 29 janar pasi kishte një dhimbje koke të keqe me të vjella. Pasi u zbulua se ajo kishte ethe u dërgua nga nëna e saj në Qendrën Mjekësore të Ushtrisë Brooke. Makenzie u testua nga mjekët dhe doli pozitive për COVID-19.
“Nuk kishte asgjë madhore që po ndodhte. Të gjitha simptomat ishin të lehta”. Hallat e Makenzie thanë se vajza e re dukej se po rikuperohej gjatë fundjavës me valë të simptomave që vinin e shkonin. Por, Makenzie filloi të ndjehej e lodhur dhe shkoi të flinte herët më 1 shkurt. Makenzie vdiq në gjumë.
Trupi i pajetë i Makenzie është dërguar në një laborator në Dallas, për t’u ekzaminuar.
Familja nuk ka marrë ende konfirmim se Makenzie vdiq nga COVID-19. Por Southworth i tha San Antonio Express News se familja e saj beson fuqimisht se ishte shkaktuar nga virusi./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





