Vdiq një burrë në QKUK, familjarët akuzojnë mjekët
Një person i cili ishte transportuar para katër ditësh nga Spitali i Pejës për në QKUK, ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të Policisë, familjarët dyshojnë se të njëjtit nuk i është dhënë tretmani i duhur mjekësor.
“Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ishte transportuar para katër ditësh nga spitali i Pejës në QKUK-Prishtinë i njëjti ka ndërruar jetë. Familjarët e viktimës dyshojnë se nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja që ka ndërruar jetë”, thuhet më tej.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion./21Media