Vdiq një e mitur në QKUK, ankohen familjarët

Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë dje rreth orës 11:00, në QKUK në Prishtinë.
Lidhur me këtë familjarët e viktimës që ishte duke u trajtuar që tri javë në QKUK, janë ankuar në Polici.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij viktima femër kosovare e mitur, e cili ishte duke u trajtuar që tre javë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button