Vdiq një fëmijë në Pejë pasi ra nga ballkoni

Një fëmijë ka humbur jetë të dielën pasdite në Trepoviq të Pejës pasi ka rënë nga ballkoni i një shtëpie.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Me datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir. Fëmiu është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Rugova për rtv21.tv.

Njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit trupi i pajetë i viktimës iu është kthyer familjarëve për ceremoni mortore dhe rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”./21Media

Back to top button