Vdiq një fëmijë në Romajë të Prizrenit

Një fëmijë ka vdekur sot në Romajë të Prizrenit. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se mjeku e ka konstatuar vdekjen e të miturit.

Sipas Bytyqit, dyshohet se fëmija ka rënë nga traktori.

“Sot rreth orës 17:30 policia është njoftuar se në fshatin Romaj, Prizren, një fëmijë ka humbur jetën aksidentalisht. Policia bashk me emergjencën kan dal në vendngjarje, mjeku ka konstatuar vdekjen. Dyshohet se ai ka rene nga traktori te cilin ka qene duke e drejtuar nje femije tjeter 11 vjeçar, familjar në mes vete.”, ka bërë të ditur Bytyqi./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button