Vdiq një fëmijë pasi ra në një tenxhere me gjellë

Kuzhinieri po dëgjonte muzikë

Një fëmijë humbi jetën pasi ra në një tenxhere me gjellë në një shkollë në Indi.

3 vjeçarja, humbi jetën pasi ra në një tenxhere të madhe në fshatin Rampur Atari, ndërsa kuzhinieri raportohej se po dëgjonte muzikë me kufje, transmeton 21Media.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi të hënën.

Vëllai i vajzës ishte dëshmitar i incidentit dhe bërtiti për ndihmë, por, sipas mediave lokale, kuzhinieri nuk e dëgjoi.

Zyrtarët kanë nisur një hetim për incidentin./21Media

Back to top button