Vdiq një foshnje, arrestohet doktori
Policia ka bërë të ditur se dje një grua nga Spitali Rajonal i Gjilanit ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur.
Policia rastin e ka cilësuar si ”Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar doktor dhe është dërguar në mbajtje./21Media