Vdiq një foshnje e porsalindur në QKUK, për RTV21 flasin nga Gjinekologjia

Një foshnjë e porsalindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta.

Lidhur me këtë rast, detaje për portalin rtv21.tv ka dhënë drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

“Jemi duke e analizuar gjendjen se si ka ardhur deri te vdekja e frytit mbrenda në mitër, shkaqet munden me qenë të shumta, janë marrë deklaratat e mjekëve kujdestarë, fryti dhe placenta janë derguar në autopsi për verifikim mos është ndonjë shkak qe ka lidhje me frytin apo placenten“, ka thënë për portalin rtv21.tv.

Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button