Vdiq një foshnje në Pejë, Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e djeshme ka vdekur një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i foshnjës, i cili dyshon se deri te vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.
“Rr. Nënë Tereza, Pejë 08.03.2023 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në Spitalin e Pejës gjatë lindjes, foshnja ka vdekur dhe sipas ankuesit (babai) dyshon që ka qenë neglizhencë e stafit mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Kujtojmë se po në këtë spital ka ndodhur një rast tjetër tragjik në dhjetor të vitit të kaluar, ku stafi mjekësor një foshnjë të vdekur e kishte futur në lavatriçe së bashku me çarçafët./21Media

Back to top button