Vdiq një grua nga Graçanica, pas plagëve që ia shkaktoi bashkëshorti

Një grua me inicialet M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë më 2 gusht në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.
“Ka vdekur mëngjesin e sotëm. Ajo kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Syla.
M.Zh., e lindur më 1983, ishte transferuar në Prishtinë nga Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë, ku u pranua në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut.
Gjatë muajit prill, dy gra u qëlluan nga burrat e tyre brenda pak ditësh.
Nga viti 2010 deri në fund të vitit 2023, në Kosovë janë vrarë të paktën 55 gra.