Vdiq një grua që ishte duke u trajtuar në QKUK

Ka vdekur të martën një grua që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në raportin e policisë thuhet se e ndjera ishte duke u trajtuar në QKUK nga data 23 mars.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media