Vdiq një i burgosur 31-vjeçar në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës sot ka vdekur një i burgosur 31 vjeçar me inicialet M.K.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se viktima është pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Pejë me datë 14.04.2023 dhe se nuk ka qenë më parë i sëmurë.

“Sot gjatë ditës i është përkeqësuar gjendja dhe menjëherë nën shoqërim të stafit duke e reanimuar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përpjekjeve për reanimacion nuk kanë pasur sukses, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në komunikatën për media.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të konstatojë shkakun e vdekjes./21Media

Back to top button