Vdiq një person, iu keqësua gjendja derisa ishte duke prerë një kafshë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e të shtunës është raportuar se një personi i ishte keqësuar gjendja derisa ishte duke prerë një kafshë dhe ai u dërgua në qendrën Emergjente ku u konstatua vdekja e tij nga mjeku kujdestar.
“Gjilan 03.02.2024, 10:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë një kafshë iu kishte keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media