Vdiq një person në Spitalin e Gjakovës, Policia po e heton rastin

Policia e Kosovës është duke hetuar vdekjen e një pacienti që thuhet se ka ndodhur të enjten në mëngjes në Spitalin e Gjakovës.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button