Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq një person nga shpërthimi i fuqishëm në Pejë

(Lajm i përditësuar)


Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne që ka ndodhur sot në një pompë të derivateve në Pejë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të cisternës së derivateve. Në vendin e ngjarjes janë kryeprokurori, policia, zjarrfikësit dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai për portalin rtv21.

Nikçi tha se edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar mirëpo, është jashtë rrezikut për jetë.


Shpërthen një cisternë në Pejë

Një cisternë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në rrugën “Tahir Zemaj”, në Pejë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky shpërthim.

“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë rruga që shpien në drejtim të Deçanit ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button