Vdiq një person nga sulmi me raketa në Kiev

Një person është vrarë dhe disa janë plagosur në sulmet me raketa që goditën sot Kievin.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i cili ka treguar se mjekët janë në vendngjarje teka të plagosurit po luftojnë për jetën e tyre.
Sipas Klitschko gjithçka që po ndodhte sot në Kiev është zbatim i kërcënimeve nga gjeneralët rusë.
”Mbrojtja ajrore po përpiqej të mbronte njerëzit, por armiku është i pamëshirshëm”, tha Klitschko./21Media

Back to top button