Vdiq një person pasi ra në bunar
Policia po e heton rastin
Dje në fshatin Izbicë të Skënderajt një person dyshohet se ka rënë në një bunar dhe ka humbur jetën.
Sipas policisë viktima ishte me aftësi të kufizuara mentale.
“Viktima mashkull K/Shqiptar me (aftësi të kufizuara mentale) dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka konfirmuar policia.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në venin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media